×
  • Show Time
  • Show Time

    Erioni puth në buzë Rrushën, Mikela e nervozuar braktis studion

    Reporteri
    17 Shkurt 2022 | 20:37

    Edhe sonte situata ka agravuar në programin e dashurisë.

    Kjo ka ndodhur si shkak i takimit mes Erionit dhe Rrushës.

    Dyshja e “Përputhen”, kanë pasur një takim me emocione, prekje dhe puthje e kjo gjë i ka penguar konkurrentës tjetër, Mikelës e cila në puntatën e së dielës u deklarua se është në program vetëm për Erionin.

    Ndërkohë, ky takim kaq i afërt me Rrushën ka qenë i papritur nga ana e Mikelës edhe pse Erioni nuk është deklaruar për asnjërën nga vajzat. Theksojmë se, menjëherë pasi Mikela u largua nga studio, Erioni i shkoi nga pas dhe la takimin e tij me Rrushën duke u transmetuar në ekran.

    Ndërsa për Erionin i cili shkoi pas Mikelës, Rrushja nuk e komentoi fare situatën duke thënë se nuk ka diçka për të shtuar dhe se nuk dëshiron ta komentoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!