Prej disa javësh, Fifi ka pranuar publikisht lidhjen e saj me Adis Patushin. Për këtë gjë është pyetur edhe mikesha e saj më e mirë, Monika Lubonja, e cila la shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E ftuar në “Shqipëria Live”, aktorja tha se është lumturuar shumë kur mori vesh për lidhjen e re të Fifit. Monika tregoi gjithashtu edhe disa nga këshillat që i ka dhënë të dashurit të këngëtares, në lidhje me të.
“Unë e di që Fifi ka një të dashur, e takova, u lumturova shumë dhe i kam thënë ke vajzën më të mrekullueshme në krah. Por të lutem kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate. Kuptoja botën e madhe artistike që ka Fifi. Unë ia dhashë këshillat dhëndrit, më ka përqafuar shumë dhe më ka thënë faleminderit. Dhe unë sot pasi të dal do të bëj telefonatën e radhës me Fifin”, u shpreh Lubonja.
Kujtojmë që vajzat u lidhën shumë me njëra-tjetrën në shtëpinë e famshme dhe premtuan që miqësinë e tyre do ta vazhdonin edhe jashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.