Sonte do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë katër finalistët, njëri prej të cilëve do të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Spektakli do të fillojë nga ora 21:00, derisa përgatitjet kanë nisur prej ditësh.
Prezantuesja Arbana Osmani ka premtuar një spektakël të paharrueshëm, ku pjesë do të jenë gjithashtu dhe ish banorët e shtëpisë së famshme, të cilët kanë dhe një surprizë.
Ajo ka publikuar disa pamje nga përgatitjet e fundit në prapaskena të ish-banorëve teksa po bënin prova lidhur me një vallëzim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.