×
  • Show Time
  • Show Time

    Beniada befasohet nga farefisi i gjerë në finalen e Big Brother VIP

    Reporteri
    18 Shkurt 2022 | 22:34

    Një befasi e këndshme është përgatitur edhe për modelen shqiptare Beniada Nishani në natën finale të Big Brother VIP.

    Beniada, e cila ka qenë e njohur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për përshëndetjet e shumta për familjarët, është befasuar nga farefisi i gjerë në natën finale.

    Që nga prindërit e deri te kushërinjtë, Beniada ka shijuar disa çaste të këndshme në një darkë speciale të përgatitur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

    Ndërsa i ftuar për t’i argëtuar me muzikë ka qenë këngëtar Sinan Hoxha, këngët e të cilit Beniada i ka kënduar më së shumti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!