×
  • Show Time
  • Show Time

    Befasi për Ilir Shaqirin, dërgohet në Teatrin e Operës dhe Baletit, kërcen “Valësin e Lumturisë “ me nënën

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 0:30

    Ilir Shaqiri është një prej dy banorëve të fundit të mbetur në shtëpinë e Big Brother VIP, transmeton Reporteri.net.

    Mbrëmjen e finales, atij i është bërë një befasi shumë e këndshme nga produksioni i Big Brother VIP, të cilët e kanë çuar nga shtëpia në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë.

    Ai atje ka takuar prindërit e tij në audiencën e teatrit, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pashmangshëm.

    Nën tingujt e këngëve të Inva Mulës, Ilir Shaqiri kërceu valësin e lumturisë me nënën e tij, që dikur ka qenë soliste.

    Ajo ka interpretuar live këngën “Valësi i lumturisë”, teksa në skenën e teatrit balerini ka interpretuar një vals të mrekullueshëm me nënën e tij, Mukadeze Shaqirin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!