Dy nga artistët më të mirë të muzikës shqiptare, janë njëkohësisht edhe miq të vjetër.

Sinan Vllasaliun dhe Sabri Fejzullahun i kemi parë shpesh së bashku në skenë, e ndërsa për herë të parë Sinani zbuloi edhe një mosmarrëveshje që ata kanë pasur me njëri-tjetrin.

Sinan Vllasaliu dha intervistën e parë pas 8 vitesh në ekranet shqiptare, dhe zgjodhi pikërisht emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku për këtë dalje publike.

Reklamë

Ester Bylyku: Keni pasur ndonjë rast që nuk keni folur për disa ditë?

Sinan Vllasaliu: Po. Jemi zënë për mendime të ndryshme, jo për muzikë.

Ester Bylyku: Cili e mori telefonin i pari për të folur me tjetrin?

Sinan Vllasaliu: Unë. Nuk e mendova dy herë.

Reklamë