×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

    Reporteri
    24 Shkurt 2022 | 9:49

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

    Seanca pritet të fillojë në orën 13:00, menjëherë pas takimit të Vuçiqit me ambasadorët e QUINT-it. Pas seancës së Këshillit, në ora 15:00 do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku Vuçiq do t’u adresohet anëtarëve të Qeverisë, raporton B92.

    Vuçiqi dje ka thënë se ka 48 orë kohë që t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së sa i përket Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!