Britnee Aitken, 47-vjeçar, baba i dy fëmijëve, është arrestuar sot për pedofizilëm para 10 vjetësh. Aitken, që është transgjinor, është paraqitur sot në gjyqin ndaj tij në Manchester, dhe ka kërkuar t’i referohen si “ajo”, transmeton Reporteri.net.
Në gjyq u paraqit me rroba sportive, flokë të gjatë të kuqe dhe me grim në fytyrë.
Siç raporton DailyMail, ai akuzohet për pedofilizëm para 10 vjetësh, ku sipas gjykatës kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të reja, njëra atëkohë 6-vjeçe, duke u kërkuar të luanin një lojë.
Ato kanë thënë se ai ua ka prekur edhe organet gjenitale.
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se ai është arrestuar me 3 vjet burgim dhe do të mbahet në një burg burrash.
Aitken, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
“I pandehuri njihej si Marcus Aitken dhe vajzat atë kohë ishin 5 apo 6 vjeçe”, ka thënë Ben Berkson nga gjykata.
Njëra nga viktimat ka folur po ashtu në gjykatë, duke kujtuar çfarë kishte ndodhur para 10 vjetësh.
“Vuaj shpesh nga kujtimet që më kthejnë pas në kohë te abuzimi. Zemërohem kur mendoj se çfarë më bëri ky person. Luftoj me ankthin tash. Jam e shqetësuar se këto gjëra do të ndikojnë edhe në të ardhmen time”, është shprehur viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.