Në një iftar, hoxha Shefqet Krasniqi ka mbledhur deputetë, aktorë e këngëtarë dhe ka promovuar libra.

Deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani e Gramos Agusholli, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishin të pranishëm në këtë organizatë. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.

Deputeti Lushtaku ka shprehur kënaqësinë që ishte i ftuar në iftarin tradicional që shtron Shefqet Krasniqi.

Reklamë

“Ishte kënaqësi të marrë pjesë në iftarin tradicional dhe promovimin e librave të Dr. Shefqet Krasniqit”, ka shkruar ai në Facebook.