Udhëheqësit e organizatës terroriste Shteti Islamik u kanë bërë thirrje ekstremistëve dhe pasuesve të tyre që të “hakmerren” pas dy sulmeve në xhamitë e Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 50 persona dhe po aq të tjerë u lënduan, transmeton Reporteri.net
Një nga udhëheqësit e ISIS-it, Abu Hassan al-Muhajir, e bëri këtë thirrje në një audio incizim prej 44 minutash.
Supremacisti i bardhë, Brenton Tarrant të premten vrau 50 persona në dy xhami në Zelandë të Re.
Al-Muhajir i dha fund heshtjes gjashtë mujore për të bërë thirrje për hakmarrje.
“Skenat e masakrave në dy xhami duhet të zgjojnë ata që janë mashtruar dhe duhet të inkurajojnë mbështetësit e kalifatit për hakmarrje në emër të fesë së tyre”, tha ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.