Selahattin Ozcan (69) vdiq nga një atak në zemër teksa po falte namazin e taravisë në xhaminë në Sinop të Turqisë.

Momenti i sulmit në zemër tu kap nga kamerat e sigurisë, transmeton Reporteri.net.

Selahattin Ozcan, i cili po kryente namazin e Taravisë në xhaminë Fatih në rrethin Turkeli më 16 prill, u sëmur papritur.

Reklamë

Ozcan, ishte duke u falur kur u sëmur dhe u dërgua në Spitalin Shtetëror Turkeli me ambulancë nga ekipet shëndetësore.

69 vjeçari i cili kishte pësuar sulm  në zemër, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjen e mjekëve.