Një njeri i cili mbijetoi sulmit terrorist të Christchurch javën e kaluar ka folur për mënyrën se si arriti t’i shpëtojë vdekjes duke u shtirë si i vdekur, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net
Mustafa Bozhdas, nga Turqia, u qëllua në këmbë gjatë masakrës së tmerrshme në xhaminë e Al Noor në Christchurch të Zelandë së Re, ku 50 njerëz mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Duke folur nga shtrati i tij në spital, Bozhdas zbuloi se u qëllua në këmbë gjatë sulmit terrorist dhe beson se ai mbijetoi vetëm duke pretenduar se ishte i vdekur.
“Unë isha i shtrirë në dysheme dhe pashë që terroristi po më afrohej. Më qëlloi në këmbë dhe pretendova se kisha vdekur”, rrëfen ai. Pavarësisht se u plagos, Bozhtas u arratis nga dritarja dhe arriti të dilte jashtë. Sipas Bozhtas, u deshën rreth 20 minuta që forcat policore të arrinin në vendngjarje.
Në pamjet e publikuara, Bozhtas është parë i ulur trotuar me duart e tij të mbuluara me gjak./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.