×
  • Extra
  • Extra

    Futbollistët e Zurichut e festojnë titullin e kampionit me këngën e Dafina Zeqirit

    Reporteri
    02 Maj 2022 | 13:48

    Futbollistët e Zurichut e festojnë titullin e kampionit me këngën e Dafina Zeqirit

    Zurichu u shpall kampion i Zvicrës duke i dhënë fund pritjes 13 vjeçare për titull të kampionit.

    Ky ekip fitoi 2:0 ndaj ekipit të dytë në tabelë, Basel për ta siguruar titullin e më të mirit në Superligën e Zvicrës.

    Golat për Zurichun i shënuan Assan Ceesay dhe Nikola Boranijasevic për të shkuar në +16 pikë ndaj Baselit, katër xhiro pa përfunduar sezoni.

    Kështu, Zurichu i dha fund pritjes nga viti 2009.

    E festa në këtë qytet ishte e paparë.

    Ajo nisi qysh në dhomat e zhveshjes së ekipit, ku nuk mungoi as kënga shqipe.

    Shënuesi i golit, futbollisti nga Gambia, Ceesay e ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke festuar, duke vallëzuar dhe duke e kënduar këngën e Dafina Zeqirit “Llafe Llafe”.

    Ata po e shijonin në maksimum këtë këngë ritmike të njërës prej këngëtareve më të mira shqiptare.

    Pjesë e këtij suksesi të Zurichut ishte edhe futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli.

    36 vjeçari e fitoi titullin e tretë të kampionit të Zvicrës me Zurichun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!