Ky është momenti interesant kur më shumë se 20 dyshekë fluturojnë nga pjesa e pasme e një kamioni në një autostradë të ngarkuar.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, kamioni po transportonte grumbullin e madh të dyshekëve drejt Londrës në një autostradë, kur ndodhi incidenti.

Ata dukeshin të vendosur siç duhet, por siç duket, dyert nuk ishin të siguruara dhe era i hapi.

Reklamë

Si pasojë, brenda pak sekondash, dyshekët “filluan të fluturojnë”, duke rënë përpara makinave të tjera, të cilat duhej të devijonin rrugën për t’i shmangur.

“Më duhej të dilja në korsinë e shpejtë për t’i shmangur ata – ata lehtë mund të shkaktonin një aksident”, ka thënë një shofer.