×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptari u tregon prindërve për herë të parë publikisht: Unë jam panseksual

    Reporteri
    04 Maj 2022 | 10:00

    Heteroseksual, biseksual, homoseksual, panseksual, aseksual, janë këto llojet e orientimit seksual ku shpesh herë kah tyre orientohen edhe shumë shqiptarë.

    Në një emision televiziv është zbuluar për herë të parë orientimi seksual i një të riu shqiptar që jeton në Amerikë.

    Ai është Ari Zeneli dhe gjatë një interviste zbuloi për herë të parë orientimin e tij seksual duke pohuar para publikut dhe para prindërve të cilët deri dje nuk e dinin, se është panseksual, pra një njeri që dashurohet me karakterin e një personi tjetër pa dallim gjinie. 30 vjeçari shqiptar zgjodhi ta bënte për herë të parë këtë rrëfim në një intervistë televizive, ndërsa tha se prindërit do e mirëkuptojnë dhe do e përkrahin.

    Ari zbuloi se marrëdhënia e tij e parë ka qenë me një grua, por më pas ka patur marrëdhënie edhe me meshkuj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!