Uliks Gjonaj është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.
Rrëfimin e tij, ai e ka ndarë për ATV, ku ka treguar se në vitin 2004 ka emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas një kohe Gjonaj është kyçur në fushën e sigurisë, kështu hap pas hapi deri sa është bërë pjesë e Njësisë Speciale amerikane.
“Në fakt unë jam i certifikuar në shumë disiplina apo sisteme duke filluar nga sistemi Izraelit Commando Krav Maga – Instruktor i nivelit të tetë, pastaj i certifikuar dhe i licencuar si ekspert dhe Instruktor i Instruktorëve nga Departamenti i Policisë Amerikane në këto sisteme: Police Combat, Counter-Terrorism, S.W.A.T. Training, High Risk Traffic Stops, Smart Defense, CQB Military Training, Close Protection Operations etj”.
“Pastaj me trajnimet e vazhdueshme nëpër akademi, ka ardh puna që të lajmërohem, dhe kisha dëshirë që të jem instruktor i një njësiti që është top”.
“U deshën disa testime, disa përgatitje – nuk e pata të vështirë të depërtojë, edhe besueshmëria ishte e madhe. U regjistrova, fillova trajnimet dhe pas një viti e gjysmë të jem aty”, ka thënë Gjonaj, i cili ka treguar se një pjesë të shkollimit për këtë fushë e ka kryer në Izrael.
Uliksi ka lindur në Planqor të komunës së Gjakovës. Aty ka përfunduar shkollën fillore, gjimnazin në Gjakovë dhe dy vite të fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.