×
  • Extra
  • Extra

    Shponte fshehtas prezervativët e partnerit për të mbetur shtatzënë, 39-vjeçarja dënohet me burg për ngacmim seksual

    Reporteri
    07 Maj 2022 | 23:01

    Një 39-vjeçare është shpallur fajtore nga Gjykata në Gjermani për ngacmim seksual ndaj partnerit, pasi shponte fshehurazi prezervativët e të dashurit që të mbeste shtatzënë.

    Mësohet se 39-vjeçarja është shpallur fajtore dhe është dënuar me 6 muaj burgim nga drejtësia gjermane.

    Sipas DW, gjyqtarja tha se bëhet fjalë për një rast ngacmimi seksual të njohur “stealthing”, ku njëri partner gjatë aktit seksual heq prezervativin pa pëlqimin e tjetrit.

    DW shkruan se rasti ka të bëjë me një 39-vjeçare, e cila ka pasur marrëdhënie miqësore me një 42-vjeçar, me të cilin, megjithatë, kanë kryer marrëdhënie seksuale të herëpashershme.

    Të dy u takuan online në fillim të vitit 2021.

    Sipas raportimeve që qarkullojnë në mediat gjermane, gruaja zhvilloi ndjenja më të thella për 42-vjeçarin, megjithatë ajo e dinte që 42-vjeçari nuk donte të angazhohej për një lidhje afatgjatë dhe se nuk donte të bënte fëmijë.

    Si rrjedhojë 39-vjeçarja mendoi të shponte fshehurazi prezervativët që linte te komodina e partnerit, me shpresën për të mbetur shtatzënë, por përpjekjet e saj rezultuan të pasuksesshme.

    Pak kohë më vonë 39-vjeçarja i zbuloi të vërtetën 42-vjeçaritnëpërmjet një mesazhi në WhatsApp duke i thënë se mendon se është shtatzënë. Në mesazh ajo pranoi se shponte qëllimisht prezervativët e tij.

    Menjëherë pas mesazhit partneri ngriti padi ndaj 39-vjeçares. Kur çështja e paprecedentë mbërriti në gjykatë, prokurorët nuk mundën të përcaktonin se cilat akuza duhet të ngriheshin ndaj 39-vjeçares.

    Pasi hetuan fillimisht nëse akti përbënte përdhunim, gjyqtarja vendosi ta cilësonte aktin si “ngacmim seksual”, pasi ajo veproi pa dijeninë e partnerit të saj.

    “Jo do të thotë jo dhe ne duhet të respektojmë dëshirat e partnerit tonë ”, shtoi gjyqtarja gjatë seancës, duke iu referuar dëshirës së 42-vjeçarIT për të mos pasur fëmijë. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!