Blerja e panikut në megamarketet gjermane si Lidl, Aldi dhe të tjerë, ka mërzitur klientët dhe punonjësit prej vitesh. Tani një degë e Lidl në Schleswig-Holstein ka sjellë pasoja të rënda, pasi që këto markete kanë marrë vendim që të mos i shesin vaj konsumatorëve nën 18 vjeç, dhe se u është rekomanduar që një shishe vaj të jetë për çdo familje.
Kohët e fundit, vaji i gatimit në veçanti shkoi në shitje në sasi joproporcionale. Prandaj, shumë zinxhirë supermarketesh lejojnë blerjet vetëm në sasi standarde.
Një shishe për familje
Kjo zakonisht nënkupton një shishe për familje. Në Norderstedt, Gjermani, disa klientë u përpoqën ta anashkalonin këtë rregull duke i dërguar fëmijët e tyre në arkë me një shishe vaj luledielli secili.
Dega në Norderstedt në Schleswig-Holstein shpejt u mjaftua dhe futi shpejt një rregull drastik: vaj luledielli vetëm për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart, shkruan Heute.at.
“Ne kërkojmë nga klientët tanë mirëkuptim”
Ndërsa disa ishin të zemëruar, përdorues të tjerë e mbështetën rregullin.
Grupi Lidl nuk ishte dakord me rregulloren kokëfortë dhe njoftoi për “Morgenpost” se ishte thjesht një keqkuptim.
“Ne kërkojmë nga klientët tanë mirëkuptimin e tyre dhe dëshirojmë të kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha Lidl për “Morgenpost”. Rregulli që atëherë është tërhequr.
Rritje dramatike e çmimeve në Gjermani: Një litër vaj bëhet 5 euro
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.