×
  • Extra
  • Extra

    “Enca Haxhia dhe Ronela Hajati e shesin trupin”, habit ish-deputeti shqiptar

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 12:07

    Buja e Ronela Hajatit në Eurovision duket se s’ka të ndalur. Kanë qenë të shumtë personazhet publike që e kanë komentuar performancën shpërthyese të këngëtares, ku një pjesë e mbështet dhe duartroket e pjesa tjetër e quan Turp.

    Këtyre të fundit u është bashkuar edhe ish-deputeti socialist Dritan Bici.

    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici u drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca. Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit.

    “Pse ti Enca e di veten artiste? Ju dilni ne skene apo ca klipe sa per te ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni ne pritje te pazarit. Pastaj me leket qe beni me shitjen e trupit ndertoni marketingun elektronik”.

    “Dilni e beni klipe ekstravagante. Artistet e vertete po vdesin ne mjerim, ashtu si kane vdekur piktoret e medhenj, muzikantet e famshem. Te pakten ne qe kemi jetuar edhe vitet e pushtetit komunist e kemi perjetuar edhe artin e vertete”.

    “Aktore, muzikante, piktore, skulptore, kengetare, dirigjente apo valltare te vertete ka pasur shume ajo kohe dhe qe sot jane pjese e pasurise kombetare te kultures, por fatkeqesisht po ikin ne mjerim material”.

    “Ju Enca e Ronela jetoni në bollëk material, por në boshllëk shpirtëror”, shkruan ish-deputeti i partisë më të madhe në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!