×
  • Extra
  • Extra

    Sabit Supermani: Një ish-ushtar shpëtoi një fëmijë i varur në dritare të katit të 8’të

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 17:05

    Heroizmi i 37-vjeçarit Sabit Shontakbayev u përhap në rrjetet sociale, ku ky kazak mori pseudonimin “Superman”. Përkatësisht, ai doli nga dritarja që hapej në skajin e jashtëm pa asnjë mjet ndihmës dhe shpëtoi një vajzë trevjeçare nga rënia dhe vdekja e sigurt.

    Videoja të cilën kur e shikon të djersite duart, është realizuar në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sultan. Gjegjësisht, në videon që zgjat rreth një minutë, shihet një vajzë trevjeçare e varur nga kati i tetë, duke u mbajtur për kornizën e një dritareje të hapur. Duke parë se çfarë po ndodhte, Sabiti nuk mendoi se çfarë të bënte, por menjëherë filloi operacionin e shpëtimit, i cili nuk ishte aspak i lehtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërsa disa burra e mbanin dritaren, Sabiti doli nga ajo, duke u mbajtur me njërën dorë në kornizën e sipërme, me këmbët e tij të mbështetura vetëm në skajet e dritares së jashtme. Në një moment ai kapi vajzën nga këmba dhe e tërhoqi drejt vetes, duke e pritur në gju, dhe dorën tjetër me të cilën e mbante fort dritaren, ndërsa me tjetrën e shtërngoi fëmijën e tmerruar rreth belit. Fatmirësisht për prindërit, Sabitin, por edhe për të gjithë ata që panë gjithçka, operacioni i shpëtimit përfundoi me sukses.

    Në një bisedë për median kazake “Supermani” nga Kazakistani, ka treguar se ka vetëm dy javë që ndodhet në kryeqytetin e këtij vendi, dhe se punon si ndërtues. Ai jeton në ndërtesën ngjitur në kat të tretë.

    Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në mëngjes rreth orës 10, kur ai po shkonte në punë.
    “Pashë një fëmijë të varur lart. Thjesht mendova ta shpëtoja. U ngjita menjëherë në katin e shtatë, dola nga dritarja dhe e kapa fëmijën. E lashë fëmijën me një fqinj në katin e shtatë dhe nxitova të shkoj në punë”, tha ai.

    Nuk kishte kohë për panik dhe frikë, gjëja më e rëndësishme ishte shpëtimi i fëmijës.

    “Mendoj se qëndroi i varur për rreth 10-15 minuta,” tha shpëtimtari.

    Sabiti më parë ka punuar në ushtri me kontratë. Ai gjithashtu punoi në industrinë hekurudhore. Tani ai është në kërkim të një pune në Nur-Sulltan.

    “Kam punuar për ushtrinë gjatë viteve 2017-2019. Kam punuar në Kyzylorda me kontratë në trupat kufitare. Para kësaj, unë kam qenë përgjegjës në një depo makinash. Erdha në kryeqytet duke kërkuar një punë në një kantier ndërtimi për të mbështetur fëmijët e mi”, tha Shontakbayev për mediat kazake.

    Gjegjësisht, Sabiti ka katër fëmijë dhe të gjithë fëmijët jetojnë me nënën e tyre në Kyzylorda, ndërsa bukën e gojës e siguron në Nur Sultan.

    “Kam rreth 15 ditë që jam këtu. Tani punoj në ndërtim. Nuk kam punë të përhershme”, tha Sabiti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!