×
  • Extra
  • Extra

    Gjykata në Angli merr vendim: Të quash një burrë “tullac” është ngacmim seksual

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 9:47

    Të quash një burrë ‘tullac’ është ngacmim seksual, ka vendosur një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi një punonjës u ankua se e quanin ‘tullac’.

    Tony Finn kishte punuar për British Bung Company me bazë në West Yorkshire për gati 24 vjet kur u pushua nga puna në maj të vitit të kaluar.

    Ai i çoi punëdhënësit në gjykatë duke pretenduar, ndër të tjera, se ai kishte qenë viktimë e ngacmimeve seksuale pas një incidenti me mbikëqyrësin e fabrikës Jamie King, raporton Daily Mail.

    Finn tha se gjatë një sherri që pothuajse shpërtheu në dhunë në korrik 2019, King i ishte referuar atij si një ‘tullac’.

    Humbja e flokëve është shumë më e përhapur tek burrat sesa tek gratë, kështu që përdorimi i saj për të përshkruar dikë është një formë diskriminimi e ngacmimi seksual, tha një gjykatës.

    Gjykata tha se Finn ishte më pak i mërzitur nga gjuha ‘anglo saksone’ sesa komenti për pamjen e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!