Këngëtari korçar Endri Prifti njihet në publik për batutat e tij përpos muzikës dhe vokalit të veçantë. Së bashku me të vëllain Stefin, ata janë një prej dysheve më popullorr të muzikës shqiptare.
Së fundmi këngëtari është bërë kryefjalë e mediave rozë për shkak të marrëdhënieve me bashkëshorten e tij, me të cilën ka patur konflikte të shumta për çështje pronësie.
I ftuar në një emision televiziv, Endri është pyetur se cila ka qenë çmenduria më e madhe që ka bërë dhe përgjigja e tij rezultoi tejet e çuditshme.
“Jam i vërtetë, nuk i trembem të tregoj te vërtetën. Abuzoj shumë, rri me ditë pa gjumë, bredh poshtë e lart në vendet më të këqija që mund të ekzistojnë, në ato që ty s’ta merr mendja. Ose flas edhe me UFO-t”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.