×
  • Show Time
  • Show Time

    Publiku shqiptar votoi edhe për Serbinë, këto janë pikët që ia dha në finale të Eurovisionit

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 9:35

    Mbrëmë është mbajtur finalja e Eurovisionit për vitin 2022 ku ka fituar Ukraina.

    Në formatin e ri të viteve të fundit, përveç votave të publikut, voton edhe juria profesionale e shteteve të ndryshme.

    Kështu, festivali fillimisht i njofton votat e jurisë për çdo shtet, nga 1 deri në 12 pikë, ndërsa votat e publikut si total dhe audienca fillimisht nuk e di saktë se si ka votuar publiku i secilit shtet për këngët.

    Sot janë publikuar pikërisht në detaje votat e publikut dhe kështu ne mund ta shohim se si ka votuar edhe publiku nga Shqipëria.

    Publiku shqiptar i ka dhënë 1 pikë Moldavisë, 2 pikë Norvegjisë, 3 pikë Serbisë, 4 pikë Britanisë së Madhe, 5 pikë Estonisë, 6 pikë Holandës, 7 pikë Spanjës, 8 pikë Italisë, 10 pikë Ukrainës dhe 12 pikë Greqisë.

    Detajet i gjeni KËTU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!