×
  • Extra
  • Extra

    Besnik Tahiri nxehet në dasmën e Haxhi Krasniqit, e nxjerr kuletën për bakshish

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 12:38

    Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi u martua javën e kaluar dhe mes të ftuarve në dasmën e tij ishte edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri.

    Tahiri duket shumë gazmor në një video të dasmës së ‘Robin’ dhe Marigona Krasniqit, të publikuar nga Prive. Ai duket se e shijoi aq shumë dasmën, sa në një moment shihet ndërsa e çelë kuletën dhe e nxjerr ‘bakshishin’ e tij.

    Përveç Tahirit, në dasmë kishte edhe mysafirë tjerë nga politika, veçanërisht nga dy partitë opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja.

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, deputetja Blerta Deliu e Daut Haradinaj nga AAK ishin disa prej të ftuarve. E pranishme ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!