Arta Elezaj ka nisur pushimet në bregdet dhe nga atje nuk mungojnë pozat provokuese.
E njohur më së miri për linjat e saj joshëse të trupit, modelja nga Klina ka vënë në pah edhe një herë fizikun e saj të përkryer.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Arta ka postuar disa imazhe në të cilat shfaqet e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të gjelbër.
Bukuroshja dukej në formë të mrekullueshme pa makijazh ndërsa përshtati pamjen edhe aksesor ari dhe vathë me ngjyrë të ngjashme si bikinit.
Të shumta kanë qenë edhe komentet që modelja atraktive pranoi nga ana e fansave dhe miqve të saj sipër fotografive, të cilat ishin kryesisht pozitive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.