Aktori shqiptar, Pjetër Malota, ka qenë pjesë e filmave të shumtë të aktorit të mirënjohur Jean Claude Van Damme, ku kryesisht ka pasur rolin e kundërshtarit të Van Damme-it në beteja.

Malota njihet gjerësisht për filmat e tij me Jean-Claude Van Damme, si një vrasës me aftësi të mëdha shqelmuese, të rregulluara me thika të mprehta në këpucë, e që përbënte karakteristikat më të posaçme të rolit të tij në betejën me Van Damme-in.

Malota dhe Van Damme ne “The Quest”
Viteve të 90-ta, kur shqiptarët nuk kishin pothuajse fare prezencë në filmat e industrisë amerikane, një rol i shkurtës i Malotës kishte ekzaltuar të gjithë.