Reaktori numër 4 i centralit bërthamor në Çernobil të Ukrainës kishte shpërthyer më 26 prill të vitit 1986, duke shkaktuar vdekjen e parakohshme të 4 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë kishin braktisur shtëpitë e tyre nga frika e rrezatimit. E dëmet materiale vlerësohen të jenë qindra miliarda dollarë.
Ky shpërthim kishte bërë që të krijohen re me rrezatim të nivelit të lartë që qarkullonin mbi këtë zonë, por edhe në Bjellorusi e më vonë në disa pjesë tjera të Evropës.
Për të parandaluar rrjedhjen e mbetjeve bërthamore që vlerësohet të jetë mbi 200, është ndërtuar një objekt i ri që nuk lejon rrjedhjen e kësaj materie shumë të rrezikshme.
Qysh në vitin 2016, një projekt ndërkombëtar kishte filluar iniciativën për ndërtimin e një objekti i njohur si “New Safe Confinement” për të mbrojtur nga substancat radioaktive.
Ajo kishte për qëllim që të sigurohet që të mos ketë rrjedhjeve të mbetjeve radioaktive, kurse qeveria ukrainase pritet së shpejti të marr kontrollin e plotë mbi këtë strukturë të punuar nga hekuri dhe betoni.
Bëhet fjalë për një objekt 108 metra të gjatë i përbërë nga 36 mijë ton hekur dhe beton, që shërben si sarkofag për mbetjet radioaktive. Raportohet se ndërtimi i saj ka kushtuar hiq më pak se 1.5 miliardë dollarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.