Zvicra është ranguar si vendi më i mirë në botë për të jetuar dhe për të punuar, duke ia marrë vendin e parë Singaporit, i cili ishte në krye të kësaj liste për pesë vite me radhë.
Kushtet e larta të jetesës dhe rrogat e denja kanë bërë që shteti zviceran të bëhet një nga vendet që më së shpeshti përfundon në vendet e para të kësaj liste.
HCBC Expat është organizata që bën këtë rangim ku merren parasysh shumë faktorë.
Stabiliteti ekonomik dhe politik ka bërë që Zvicra të ngjitet në krye të këtij rangimi. Ajo ishte në vendin e tetë vitin e kaluar. Rreth 82% e njerëzve që janë zhvendosur në Zvicër për punë thanë që kanë qenë shumë të kënaqur me standardin e jetesës krahasuar me shtetet tjera.
Shtatë nga dhjetë njerëzit që zhvendosen në Zvicër tani kanë një nivel më të lartë të të ardhurave duke qenë se rroga minimale vjetore është 111.587 dollarë, shumë më e lartë se mesatarja botërore që është 75.966 dollarë.
Top dhjetëshja e kësaj liste kompletohet me Kanadanë, Spanjën, Zelandën e Re, Australinë, Turqinë, Gjermaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnamin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.