Ndonëse profesionet i kanë krejt të ndryshme e asgjë nuk i lidhë, kanë një gjë shumë më të vlefshme, miqësinë dhe dashamirësinë.
Në emisionin LIBERO, për të ftuarin Gold AG disa fjalë i kishte edhe Ramush Haradinaj e madje përpos lëvdatave të shumta ai i bëri edhe një pyetje artistit për jetën personale dhe familjen e tij, gjithnjë duke e lartësuar për punën që bënë dhe këngët e tij.
“Mua ma ka marrë zemrës se ju këndon dëshmorëve, ju këndon vlerave të lirisë, e kom mik për zemër, të përgëzoj. Por një pyetje, Guerilin a do e lësh vetëm apo keni me i bë me shumë vëllezër e motra?” Pyeti ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndër të tjera, Ramushi e gëzon të njëjtin respekt nga Ariani i cili respekton Haradinajn dhe gjithë familjen e tij, për kontributin e tyre për Kosovën.
Të njëjtat fjalë për artistin i kishin edhe miqtë e tij të tjerë, ndër ta edhe Elvis Naçi, i cili po ashtu dha vlerësime të larta për Arianin. Duke thënë se ai është një shembull, se si duhet të kujdesimi për nënën!
“Më lenë shumë përshtypje mënyra se si kujdesesh për nënën, urojë të keni jetë të gjatë të mbushur me vepra të mira. Ti asnjëherë nuk je ndarë prej nesh ato vepra të mira që i kemi bërë, por veçanërisht në Kosovë. Ti ke qenë i pa përtueshëm për të na u bashkëngjite,” tha humanisti i njohur Elvis Naçi.
Por jo vetëm, përshtypje të tilla kishin edhe miqtë e tij të tjerë të cilët po ashtu ndanë edhe momente së bashku me Goldin përgjatë jetës ose karrierës më të.
Futbollisti i njohur, Granit Xhaka është miku i tij i cili ka një respekt të veçantë për mënyrën dhe modestin që ka artisti, duke thënë se Ariani është një person me këmbë në tokë e një person që i respekton shoqërinë e familjen.
Se e kalon mirë me të gjithë e tha edhe vetë Gold AG si në profesionin e tij por edhe si mik.
Përgjatë emisionit kishte edhe mesazhe e fjalë të mira nga persona që e njohin në jetën e tij të përditshme, por nuk munguan fjalë të ngjashme as nga dëgjuesit e tij të cilët ndonëse e kanë parë vetëm nga ekrani duke e quajtur “Melaqe”.