×
  • Extra
  • Extra

    E thonë shkenctarët: Macet na e zgjasin jetën

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 7:42

    Shkencëtarët kanë mbledhur dëshmi se macet jo vetëm që janë tejet fotogjenike, por edhe na dhurojnë të mira të shumta shëndetësore

    Macet na shërojnë

    Macet ndihmojnë në shërimin e plagëve përmes gërhimës së tyre.

    Shkencëtarët ende kanë probleme rreth argumenteve të origjinës së zërit që e bëjnë, por të gjithë e dimë se macet lëshojnë disa zëra të veçantë dhe kjo, për çfarëdo arsye, ka aftësi shëruese.

    Macet e zvogëlojnë sasinë e stresit në jetë

    Shumë studime tregojnë se personat që mbajnë mace janë më pak të prirë të vuajnë nga stresi.

    Dashamirët e qenve vendosen në vend të dytë, përderisa personat më të stresuar nuk kanë kafshë shtëpiake.

    Macet mund ta zvogëlojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës deri në 40 për qind

    Shkencëtarët nga Universiteti Minnesota kanë zbuluar se prezenca e maceve në shtëpi ka përfitime për zemrën, transmeton Telegrafi.

    Në hulumtimin e tyre, ata kanë zbuluar se njerëzit që nuk mbajnë mace janë 40 për qind më shumë të prirë të kenë sulme në zemër.

    Pse jo?

    “Shpjegimi më i arsyeshëm për këtë mund të jetë se macet e lirojnë stresin dhe shqetësimin, rrjedhimisht e zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare”, thonë studiuesit.

    Por, le të jemi më të kujdesshëm me faktet. Po, studimet kanë treguar se macet e zvogëlojnë stresin, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe gërhima e tyre ka efekte të jashtëzakonshme.

    Sidoqoftë, këto të dhëna më shumë tregojnë rreth mënyrës së jetesës të një personi që mban mace, e jo të “fuqisë mistike” që macet kanë mbi trupat tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!