Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare. Ajo ka treguar më herët që Nishani ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.
Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”.
Kujtojmë që ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.