Reperi Buta ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 30 vjeçarit Gazmend Hyseni nga i dyshuari, vëllai i tij, Qendrim Januzi ndaj të cilit gjykata ia ka shqiptuar 1 muaj paraburgim.
Vëllau i tij dyshohet se kishte shtën shtatë herë me armë ndaj Hysenit, i cili nuk i përballoi plagët e marra.
Por Buta lidhur me krejt ngjarjen ka reaguar duke i sulmuar mediat.
“I Falenderoj kejt per mesazhet mbeshtetese per Qendrimin se nuk po muj me jau kthy kejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetarve” duhet me ju ardh marre per kejt kto rrena, shpifje e njollosje qe menxi presin me i shpik per dy klikime ma shume. Shyqyr njerzt jane t’meçem e shohin pertej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, shkroi ai.
