Bora Zemani ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të muajve të fundit.
Krahas asaj që shkruhet për raportin me Donaldin, Bora është bërë shpeshherë kryefjalë e mediave dhe për komplimentet që ka marrë nga avokati Spartak Ngjela.
Ky i fundit nuk nguron t’i bëjë komplimente. Në një reagim që bëri pak javë më parë, avokati e cilësonte si një ikonë ekrani dhe kryevepër arti.
Por si i ka pritur moderatorja këto komplimente të shumta.
Për këtë ka folur vetë avokati në një intervistë televizive.
“Po të ishte ndjerë keq Bora Zemani, do më vinte dhe mua në vështirësi, por ajo tha ishte shumë koment i bukur. Ishte një kompliment normal dhe nuk ishte gënjeshtër, ajo ka pushtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj”.
Moderatorja: Pse thoni nivelin aktorial?
Spartak Ngjela: E ka të mirë dhe nivelin aktorial, aktore është.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.