Buta theu sot heshtjen, dy ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi të gjithë Ferizajin dhe Kosovën ku nga vëllai i reperit mbeti i vrarë ish-shoku i tyre i ngushtë, Gazmend Hyseni.

Ai i falenderoi për ‘mesazhet mbështetëse’ për vëllain e tij, Qëndrimin dhe sulmoi mediat.

Reperi i kritikoi mediat për raportimet mbi ngjarjen që ndodhi për shkak të djegies së veturës së Butës, vepër për të cilën dorasi dyshonte se është kryer nga Strella.

Reklamë

Vetura e tipit “Mercedes S Class” u ble vitin e kaluar nga reperi.

Në mes të pandemisë, në muajin mars, ai u bë me këtë makinë të re në vlerë gati njëqind mijë euro.

Atëbotë, për “mollën e sherrit”, Buta ironizonte përmes një postimi në Instagram.

Nga autosalloni, reperi ishte shprehur:

“Kush tha që o krizë?” – duke aluduar në këtë formë për shpenzimin marramendës në një kohë kur artistët ende ishin tërësisht të bllokuar pa koncerte shkaku i pandemisë.

Reklamë

Tragjikisht, 14 muaj pas, kjo blerje në “kohë krize” u bë molla e sherrit me një të vrarë dhe një tjetër që në moshën më të mirë, supozohet që do kalojë vite të tëra në burg për veprën e kryer.