×
  • Show Time
  • Show Time

    2po2 komenton rastin e vrasjes në Ferizaj: Me rep merren të gjitha shtresat, bëhet gjithçka për para

    Reporteri
    30 Maj 2022 | 21:32

    Reperi Besnik Canolli i njohur si 2po2 ka folur për vrasjen që tronditi Ferizajn, ku u vra 30-vjeçari, Gazmend Hyseni. I dyshuar për vrasje është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi.

    Derisa po diskutohej për muzikën rep dhe tekstet që përdorën nga reperët kosovarë, Canolli tha se repi i ka dhënë mundësi çdo shtresë të popullsisë për t’u shprehur.

    “Për këtë është ardhur mundësia për përfitimet financiare. Ky është një fenomen që e ka prek tërë botën dhe ka ndodh edhe në Kosovë”, ka thënë Besniku në T7.

    Ndryshe, Buta theu sot heshtjen, dy ditë pasi nga vëllai i reperit mbeti i vrarë ish-shoku i tyre i ngushtë, Gazmend Hyseni.

    Ai i falenderoi për ‘mesazhet mbështetëse’ për vëllain e tij, Qëndrimin dhe sulmoi mediat.

    Reperi i kritikoi mediat për raportimet mbi ngjarjen që ndodhi për shkak të djegies së veturës së Butës, vepër për të cilën dorasi dyshonte se është kryer nga Strella.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!