Aktivistja, Zana Avdiu ka kritikuar disa këngëtare të zhanrit hip-hop për tekstet e tyre.
Ajo thotë se shumica e atyre teksteve nuk përfaqësojnë asnjë vlerë dhe se shumica janë motivuese për të bërë krime.
“Nuk mund ta quajmë art atë që e bëjnë këta. Shumica përdorin gjuhë denigruese ndaj femrave. Mburren me krime. Ofendojnë gjykatat shtetin e institucionet. Ende nuk e di pse kurrë nuk janë marrë masa ndaj këtyre teksteve ku femra konsiderohet si objekt ndërsa flitet për marrjen e drogës dhe përdorimin e tyre. Përveç vrasjeve. Kemi edhe nga ta që po akuzohen në gjykata për përdhunim të të miturave ”, tha ajo në emisionin Pressing në T7.
“Një këngëtar i njohur si Majk, e ka një spot ku e ‘rreh’ një femër me pare. Ky personi në foto(Buta) tregon se si gjuan me armë e pastaj si i ka ikur gjykatave. Mos të flas më shumë. Ka edhe femra. Ajo Loredana e dini se për cka është akuzuar në Zvicër. Këto duhet të ndalohen. Ndikimi i tyre tek të rinjtë është i madh. Shoqëria ka filluar të respektojë njerëz që nuk janë të edukuar, por respekton meshkuj që kanë muskuj, para e po ngasin vetura”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.