×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ke kriju këngë seksiste”, Besniku i 2po2 përplaset me Zana Avdiun: Ti nuk ke lidhje me rep

    Reporteri
    30 Maj 2022 | 22:28

    Besniku Canolli i është kundërpërgjigjur analistes Zana Avdiu, duke i thënë asaj që ajo nuk ka lidhje me “muzikën rap” dhe se nuk e njeh këtë zhanër.

    “Aty nga dy zojat njëra është që e njeh repin dhe e ka lexu dhe e kuptu repin. Edhe është njëra që nuk ka lidhje me këtë punë. Është komplet ‘out’ dhe ajo më shumë shpreh urrejtje ndaj neve reperave se sa reperat në këngët e tyre”, ka thënë Besniku në T7.

    Kjo ka nxitur një debat të Zanës që i ka thënë Besnikut që edhe ai ka një këngë me Capital T që është “seksiste”.

    “Ti nuk e dinë çfarë është seksizmi”, ka thënë Zana dhe kjo ka shkaktuar replikën e Besnikut që ka thënë se ai e di çfarë është seksizmi.

    “Ti na quajte të padijshëm por ne jemi më të dijshëm se ti”, ia ka kthyer ai analistes Avdiu.

    Sipas Canollit një pjesë e femrave që vrapojnë pas “politikanëve, bandave dhe kriminelëve, etj”.

    “Seksizmi është stigmatizimi i grave, gjë që në atë kangë le që objektifikohet, le që stigmatizohet, le që paragjykohet në të gjitha format e mundshme”, ka thënë ajo.

    Tutje, në elaburimin e tij, Besniku ka folur për “të mirën e keqe” derisa lideri i 2po2 ka thënë se “rasti i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me muzikën rep”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!