Disa rajone të Greqisë janë duke u përballur me zjarre.
Zjarrfikësit arrestuan një person për zjarrvënie të qëllimshme për zjarrin që shpërtheu sot në Manikia, Evia.
Ndërkohë, gjatë natës u raportuan zjarre të reja në të njëjtin rajon në Kymi-Aliveri.
Disa fshatra u evakuan, ndërsa forcat zjarrfikëse nga rajonet e tjera u thirrën për ndihmë.
Në këto moment është duke u zhvilluar një operacion gjigant zjarrfikës, përfshirë 98 zjarrfikëse me një ekuipazh prej 185 anëtarësh.
Në këtë operacion marrin pjesë edhe katër aeroplanë zjarrfikës dhe 3 helikopterë që lëshojnë ujë për fikjen e zjarreve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.