Pasi konfirmoi se është në një lidhje të re, Robert Berisha ka rrëfyer për herë të parë se si është njohur me Laureta Maqedonci. Artisti theksoi se lidhja me Lauretën e ka bërë që të besojë për herë të parë në horoskopi për faktin se ata kanë tipa të njëjtë.
“Kam qenë i plotësuar gjithmonë në lidhje dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar.
Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”, u shpreh ai duke treguar më pas dhe se si është njohur me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën. “Prishtina është shumë e vogël dhe të gjithë njihemi, është një vajzë e Prishtinës shumë e bukur.
Ndoshta pas katër viteve e meritova dhe unë të gjej një vajzë të bukur dhe për kam takuar shumë goca të bukura por kështu deshi fati. Kam goditur siç më goditi kamioneta“, tha Roberti duke iu referuar aksidentit ku u përfshi ditën e sotme./abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.