×
  • Extra
  • Extra

    Triku i doktorit për t’ju zënë gjumi brenda dy minutave

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 23:42

    Një doktor u bë viral kur ai ndau një truk të thjeshtë për të bërë veten të binte në gjumë në dy minuta.

    I vetëquajtur “Younger You Doc” shpesh ndan taktika të ndryshme me ndjekësit për gjithçka, nga një shtrirje më e mirë e muskujve deri te lehtësimi i stresit.

    Në një video ai ndau këshillat e tij të zgjuara për të fjetur shpejt. Ai sugjeroi që të masazhoni pjesën e brendshme të kyçit të dorës për dy deri në tre minuta.

    Mjeku demonstroi teknikën e tij duke vendosur dy gishta në kyçin e dorës dhe duke i lëvizur rreth e qark në një lëvizje rrethore.

    Reagimet e ndjekësve të tij ishin të shumta. Videoja u shikua nga 200 mijë njerëz, shkruan the Sun.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!