×
  • Extra
  • Extra

    Dhëndri godet nusen në dasmë vetëm pse ajo e mundi në një lojë gjatë ceremonisë

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 14:59

    Pamjet e një dasme në Uzbekistan ku një dhëndër godet nusen në kokë janë bërë virale, dhe janë raportuar nga media nëpër botë.

    Në videon që po qarkullon në mediat botërore, shihet teksa dhëndri e godet nusen e tij në kokë gjatë ceremonisë së dasmës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ngjarja ka ndodhur në një dasmë në Uzbekistan ku çifti po luanin një lojë kundër njëri-tjetrit dhe nusja fitoi.

    Dhëndri, i revoltuar nga kjo, pa menduar dy herë e godet nusen e tij në kokë.

    Pas goditjes, nusja mban kokën dhe më pas me ndihmën e dy grave largohet.

    Në video shihet dhëndri që pas aktit qëndron i qetë dhe i pa penduar. Në anën tjetër, një burrë afër tij, i cili po qeshte plotë hare para gjestit, nuk di si të reagojë dhe nxjerrë telefonin që ta kaluar disi situatën e papërshtatshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!