Serena Sula pati një lidhje dashurie me Arjon Lulin e Për’puthen, ku falë tij u bë e njohur në publik.
Në një intervistë televizive, Sula është pyetur për emrin e mashkullit vip shqiptar që e ka ngacmuar, dhe nuk hezitoi të përgjigjej, shkruan Indeksonline.
Ajo zbuloi se ka qenë në një ambient të përbashkët me Ilir Shaqirin dhe i njëjti ka flirtuar me të.
“Kur isha në një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga këmbët. Unë isha aty edhe tha: “Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha: “Po je vajza që bën twerk”. Ngeli i shtangur kur më pa. Po ku je ti që s’na u fute neve tek Big Brother. Unë duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha: “Vallaj po. Je shumë seksi”. Pimë cigare jashtë dhe më mori kontaktin”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.