Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ishin çifti më i komentuar në vend, pasi bënë publike dashurinë e tyre kur u kapën me armë me vete në makinë, ku këngëtarja ishte pasagjere dhe biznesmeni shqiptar i Kosovës ishte shofer.
Dyshja i dha fund lidhjes së dashurisë, në kohën kur emri i Fisnikut u lakua si mashtrues ndaj një agjencie që siguroi pushimet e muajit të mjaltit të çiftit.
Asokohe u tha se Fisniku bashkë me Fjollën kanë shijuar Maldiven me lekë të vjedhura.
Kaq u desh dhe Fjolla me Fisnikun nuk u panë në krahë të njëri-tjetrit.
Ndërkohë Syla pas ndarjes po shijon jetën nëpër pushime, teksa përmes një postimi në Instastory ka ndezur kureshtjen e ndjekësve.
Ai është shfaqur me kostumin e dhëndrit, duke lënë të kuptohet se ka ndërmend të martohet përsëri. “E treta e vërteta? Loading…kush e ka atë nafakë?”, ka shkruar Fisniku.
Kujtojmë se para lidhjes me Fjollën ka qenë i martuar me një vajzë që nuk i përket botës rozë, por që kishte dy fëmijë me të, tashmë pas ndarjes nga ajo dhe kohët e fundit nga Fjolla, si duket Fisniku do të marrë një nuse të tretë për grua.