×
  • Extra
  • Extra

    “Sikur ta ketë përpirë toka”, policia assesi ta gjejë vajzën që mbushi veturën plotë naftë dhe iku pa paguar

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 9:44

    Një rast ka bërë bujë në Bosnjë ku një vajzë në një pikë karburanti mbush veturën plot dhe ikën pa paguar.

    Në pamjet e publikuara në kamerat e sigurisë, vajza i kërkon punëtorit që t’i mbushë me karburant veturën dhe më pas është largohet me shpejtësi nga pika e karburantit, transmeton Reporteri.net.

    Sipas raportimeve të mediave në Bosnjë, vajza që kishte mbushur rezervuarin e veturës me rreth 100 euro derivate, ende nuk është kapur nga policia.

    Nga pika e karburanit ku ka ndodhur ngjarja kanë konfirmuar se vajza në fjalë ende nuk është kapur. Ata kanë thënë se madje nuk e dinë as identitetin e saj.

    “Nuk e dimë, por na besoni se do ta postonim menjëherë nëse do ta dinim. Ashtu siç postuam videon e arratisjes. Emrin e saj do ta ndanim kudo, që të gjithë ta dinë se kush është, por sikur e ka përpirë toka”, kanë deklaruar nga pika e karburantit për mediat boshnjake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!