×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i njohur Ben Stiller takon Zelenskyn: Je heroi im

    Reporteri
    21 Qershor 2022 | 9:13

    Ylli i Hollivudit Ben Stiller takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të hënën.

    Stiller qëndroi në Ukrainë si ambasador i vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

    “Ti je heroi im”, tha Stiller ndërsa përshëndeti Zelenskyn.Stiller vizitoi gjithashtu qytetin e Irpin të hënën dhe bisedoi me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga lufta.

    “Ju e shihni atë në TV, ju e shihni atë në mediat sociale, është diçka tjetër ta shohësh dhe ta ndjesh dhe pastaj të flasësh me njerëzit,” i tha Stiller.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!