Ndonëse përfliten prej disa javësh se i kanë dhënë fund martesës së tyre tre vjeçare, Blero dhe Afrona Dika nuk kanë reaguar publikisht.
Kur është pyetur për këto lajme që kanë qarkulluar në media, këngëtari është munduar që t’i shmangë duke mos dhënë një përgjigje të saktë.
Por pasi fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, një tjetër detaj është vënë re që konfirmon ndarjen. Së fundmi, nga postimet që Afrona ka bërë në Instagram, është vënë re që nuk e mban më unazën e martesës. Unaza ishte simboli i dashurisë me të cilën, ajo krenohej duke e postuar në rrjete sociale.
Ndonëse prej kohësh modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në fotografi gishtin e unazës por tashmë duket se nuk shqetësohet më.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.