×
  • Extra
  • Extra

    Një burrë anglez vendos paruke dhe vesh fustan – tenton të futet në festival me një biletë femrash

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 15:53

    Një pjesëmarrës në festival Glastonbury i ka bërë njerëzit të qeshin me të madhe, pasi u vesh si një grua në mënyrë që ta kaloi sigurimin dhe te futet në festival.

    Mirror shkruan se burri anonim nga qyteti i Liverpool, u pa duke tentuar që të futet në festival duke vendosur një paruke biondeje e një kapele dielli dhe duke veshur një fustan.

    Adhuruesi i muzikës kishte biletën e një gruaje, dhe pasi që pjesëmarrësve të Glastonbury u kërkohet që të tregojnë një dokument identifikimi në mënyrë që të futen brenda, ai nuk pati asnjë zgjidhje tjetër pos që të vishet si grua, transmeton Telegrafi.

    Në pamjet e postuara nga një përdoruese e Twitter, u pa se burri anglez ishte i vendosur që të futej brenda, ndërsa postuesja e videos u pa duke qeshur me lot nga të bërat e tij.

    Përdoruesja e zbavitur e Twitter Lori, shkroi “Dita e parë e Glastonbury, dhe një burrë nga Liverpool i cili kishte vendosur një paruke dhe kishte veshur një fustan u afrua tek unë për shkak se kishte biletën e një gruaje”.

    Ajo pastaj shpërndau pamjet e pjesëmarrësit “shpikës” për të cilin tha se ai u afrua dhe e pyeti se atë se a mund të futen bashkë në festival për shkak se bileta që ai e kishte i përkiste një gruaje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!