Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një konferencë për mediat ka zbuluar siç i quan ajo fakte të reja për çështjen e inceneratorëve.
Kryemadhi thotë se të gjitha zbulimet e reja që ka bërë do t’i çojë në SPAK. Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë.
Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.
Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.
“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.