Festivali “Sunny Hill” ka zgjedhur që formën e pagesave ta bëjë përmes “Kuletës Dixhitale”.
Përmes kësaj forme, produktet mund të blihen vetëm me skanimin e QR kodit në byzylyk, dhe jo me para kesh e as me kartelë, njofton Klan Kosova.
Kjo formë, po del të mos jetë e komplikuar për të rinjët pjesëmarrës, të cilët u shprehën se po ndihen më të sigurt se paratë nuk do ju humbin.
Në mesin e pjesëmarrësve ka edhe nga ata që nuk kanë qenë të informuar për këtë mënyrë, megjithatë shpjegimet i morën brenda festivalit.