×
  • Show Time
  • Show Time

    Kurti e incizion dhe e publikon videon e atmosferës në “Sunny Hill”

    Reporteri
    08 Gusht 2022 | 7:15

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka qenë prezent në natën e fundit të Festivalit “Sunny Hill”, ku edhe përmes telefonit të tij e ka incizuar atmosferën që ka mbizotëruar të dielën në “Parkun e Gërmisë”.

    “Video nga telefoni i Kryeministrit në natën përmbyllëse të Sunny Hill Festival”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

    Këtë video Kurti e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

    Në Prishtinë është mbajtur festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” i organizuar nga Dukagjin Lipa, yllit me famë botërore Dua Lipës.

    E pos Dua Lipës për këto netër kanë paformuar edhe artistë ndërkombëtarë si dhe vendorë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!